KB Junior 06 klub i sukseseve

Basketboll

KB Junior 06 klub i sukseseve

Nga: Vëllaznim Bytyçi Më: 22 qershor 2021 Në ora: 11:15
KB Junior 06 klub i sukseseve

Klubi i bsketbollit “Junior 06”, i udhëhequr nga trajneri Ramush Rushiti, është një ndër klubet (me grupmosha) më të organizuara dhe më të suksesshme në Prizren dhe po thuj në mbarë Kosovën.

Organizimi i mirë i ekipeve të gruposhave të ndryshme, angazhimi dhe profesionalizmi i trajnerëve, interesimi dhe vetëmohimi i basketbollisteve dhe basketbollistëve, bashkëpunimi i ngushtë me prindër dhe ndihma e vazhdueshme e donatorëve kanë bërë që ky klub (shkollë) të konsiderohet edhe shkolla më e suksessme në Kosovë.

Në KB “Junior 06”me shumë sukses veprojnë të gjitha gruposhat e të dyja gjinive. Ndërkaq, suksesin më të madh e kanë arritur ekipet e senioreve, ekipi i vashave të grupmoshës U-16, ekipi i njomakeve të gruposës U-14, si edhe ekipi i meshkujve të grupmoshës U-16. “Vërtet jemi klub shumë i organziuar. Mendojmë që kemi basketbolliste e basketbollistë me të mirë në Kosovë “Te ne parime kryesore janë punë, dsiplina dhe angazhimi.

Image

Ramush Rushiti

Andaj mendojmë që kjo ka bërë që të shënojmë suksese në garat edicionit që sapo ka përfunduar”, thotë drejtori i këtij klubi Ramush Rushiti. Kësisoj, senioret ishin gjysmëfialiste të Kampionatit dhe finaliste të Kupës së Kosovës në Ligën e parë të Kosovës. Skuadrat e gruposhës U-16 dhe U-14 u shpallën nënkampione të Kosovës, kurse ekipi i kadetëve arriti deri në gjysmëfinale të Ligës unike të basketbollit kosovar. Pa dyshim, ky është sukses me të cilin do të duhej të jemi të kënaqur.

Mirëpo, duke pasur parasysh cilësinë e lojës dhe të lojtareve tona, sigurisht që kemi mundur të arrijmë edhe më shumë. Dy kipet e vajzave tona, U-16 dhe U-14, mendoj që janë më të mirat në Kosovë.

E kemi merituar tiullin kampion, mirëpo për shkak të ndeshjeve të shumta mbase edhe mund të janë lodhur (harxhuar) nuk ia dolëm të shpallemi kampionë...

Mandej,mos harroni se ne kemi lojtare më të reja se lojtaret tjera rivale në këto dy rangje garuese. Por, sporti i ka këto. E rëndësishme është që kemi krijuar skuadër, kemi nxjerrë talente që luajnë për përfaqësuesen e Kosovës dhe që janë shumë perspektive”, thotë kryetrajneri Ramush Rushiti dhe shton: “Gjithashtu sukses kemi arritur edhe me ekipin e 16-vjeçarëve të meshkujve.(Liga Unike)Arritëm deri në gjysmëfianle në një konkurrencë tejet të fortë…”

Image

Kjo shkollë e basketbollit ka një staf të mirë të tajnerëve. Përvoja shumëvjeçare e dr. Naser Oskaçekut, entuziazmi dhe përkushtimi i Qazim e Rushitit, Erlind Rushiti,talenti dhe demonstrimi i jashtëzakonshëm i Abër Rushitit krijojnë një tërësi të pandashme të sukseseve për një të ardhme edhe më të ndriur të kësaj akademie të basketbollit. Ndërkohë, drejtori Rushiti falënderon ata që e ndihmuan këtë klub: Kuvendi komunal të Prizrenot, Durim Trade, Firma -Krasniqi dhe “Temaj" etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat