Phoenix Suns mposhtin Clippers, kualifikohen në finalen e madhe

Basketboll

Phoenix Suns mposhtin Clippers, kualifikohen në finalen e madhe

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Phoenix Suns kanë triumfuar 130-103 ndaj LA Clippers në ndeshjen e gjashtë finale të Konferencës Perëndimore.

Suns ka siguruar kualifikimin në finale të NBA, pasi mposhtën Clippers në serinë e finales së Konferencës Perëndimore.

Më të dalluarit në fitoren e Suns ishin Chris Paul me 41 pikë, katër kërcime, tetë asistime dhe Devin Booker me 22 pikë, shtatë kërcime, katër asistime.

Te Clippers u dalluan Marcus Morris me 26 pikë, nëntë kërcime, një asistime dhe Paul George me 21 pikë, nëntë kërcime, dy asistime, që ishin të pamjaftueshme në këtë ndeshje.

Me këtë fitore Suns fitojnë komplet serinë e finales së Konferencës Perëndimore, dhe kualifikohen në finalen e madhe ku e presin fituesin e serisë mes Milwaukee Bucks dhe Atlanta Hawks.

Rezultati përfundimtarë:

Los Angeles Clippers 103 – 130 Phoenix Suns(2-4)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat