Gëzim Morina vendos për të ardhmen e tij

Basketboll

Gëzim Morina vendos për të ardhmen e tij

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 19:13
Gëzim Morina vendos për të ardhmen e tij

KB Golden Eagle Ylli ka bërë të ditur që ka arritur marrëveshje me basketbollistin, Gëzim Morina për vazhdimin e kontratës.

Morina ka vazhduar kontratën me kampionin e Kosovës edhe për një vit, gjë që do ta mbajë atë në Suharekë të paktën deri në fund të sezonit 2021/22.

28 vjeçari ishte pjesë e skuadrës sllovene, Helios Suns nga e cila u largua gjatë afatit të janarit, ai kishte një mesatare prej 4.8 pikësh, 3.1 kërcimesh dhe 0/7 asitime gjatë kohës sa ishte pjesë e skaudrës sllovene.

Lajmin për vazhdimin e kontratës së Morinës e ka bërë zyrtar KB Ylli përmes llogarisë në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat