Edhe një humbje e Shqipërisë

Basketboll

Edhe një humbje e Shqipërisë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 11:08
Edhe një humbje e Shqipërisë

Dy ndeshje dhe dy humbje për kombëtaren U-20 në basketboll për djem në Europianin e kësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet në Brno të Republikës Çeke.

Pas humbjes me Spanjën ditën e parë, kombëtarja kuqezi u mund edhe nga ekipi vendës në ditën e dytë, ndeshje ku diferencat mes skuadrave ishin të mëdha.

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Eni Llazani u mund 91-47 nga Republike Çeke, ndeshje e vlefshme për Grupin A.

Vendasit e dominuan takimin në të katërta periodat dhe e merituan fitoren, ndërsa kuqezinjtë nuk mundën dot të rivalizojnë. Për Shqipërinë u dallua sërish Giseld Ndreca me 16 pikë. Ndeshja e radhës ajo me Kroacinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat