Edhe një humbje e Shqipërisë

Basketboll

Edhe një humbje e Shqipërisë

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:40
Edhe një humbje e Shqipërisë

Kombëtarja U-20 në basketboll për djem është mundur 72-54 nga Portugalia, në ndeshjen e vlefshme për Europianin e kësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet në Brno të Republikës Çeke.

Kjo është humbja e katërt e kuqezinjve në këtë turne në katër ndeshje të luajtura, duke mbyllur renditjen e Grupit A. Më herët, Shqipëria e drejtuar nga trajneri Eni Llazani është mundur nga Spanja, Kroacia e Republika Çeke.

Sfida u dominua nga portugezët, që krijuan një shkëputje që në periodën e parë dhe më pas administruan avantazhin.

Ndreca me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për kuqezinjtë. Ndeshjen e fundit në grup, Shqipëria do ta zhvillojë ndaj Italisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat