Kosova mposhtet nga Rumania

Basketboll

Kosova mposhtet nga Rumania

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 18:30
Kosova mposhtet nga Rumania

Kosova U20 (M) ka pësuar humbje nga Rumania U20 (M) me rezultat 88:93 (22:30, 25:22, 17:19, 24:22), në ndeshjen për vendin e shtatë në FIBA European Challengers.

Fillimi i ndeshjes ishte kryesisht i baraspeshuar dhe në fund të çerekut të parë, Rumania krijon epërsi prej tetë pikësh, 22:30, sa përfundon kjo pjesë. Dardanët ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke ngushtuar shifrat në 39:40, por më pas kishin një rënie të lehtë në lojë dhe pjesa e parë përfundon 47:52.

Dardanët e rinj vazhduan me lojë të mirë dhe më një seri të suksesshme kalojnë në epërsi 64:60, megjithatë një seri e rumunëve prej 11:0, bëri që rezultati në semafor pas 30 minutash të ishte 64:71.

Kosova nuk u dorëzua dhe shkriu epërsinë, madje duke kaluar në epërsi 81:79, e më pas edhe 84:80, dy minuta nga fundi. Por, Rumania në çastet e fundit ishte më e vëmendshme dhe fitoi 88:93.

Te Kosova u dalluan Rron Thaçi me 18 pikë, Donat Rexhepi me 16 dhe Fatlind Shoshaj me 14. Kjo ishte ndeshja e fundit e Kosovës në këtë Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat