Bytyqi: Ëndrra jonë u bë realitet 

Basketboll

Bytyqi: Ëndrra jonë u bë realitet 

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 19:48
Bytyqi: Ëndrra jonë u bë realitet 

Basketbollistja Valbona Bytyqi është krenare me suksesin e Kombëtares së Kosovës, e cila e mposhti Maltën me rezultat 70:60 dhe stoliset me medalje të bronztë në Kampionatin Evropian për shtete të vogla.

“Ëndrra jonë u bë realitet.

Emri im dhe i bashkëlojtareve të mia shpresoj të përmendet si sukses dhe të jetë motivim për gjeneratat e ardhshme që duhet ta vazhdojnë rrugëtimin nga ku ne vazhduam dhe arritëm sot.

Çdo dështim apo humbje për mua ka qenë motivim për më tutje, ndërsa suksesi ynë do të jetë motivim i dyfishtë për mua dhe përvojë të cilën do ta përcjelli tek lojtaret e reja të qytetit sportit, të qytetit të kampioneve, Pejës”, ka shkruar Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat