Alexis Tolefree në Top-5 të Evropianit

Basketboll

Alexis Tolefree në Top-5 të Evropianit

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:16
Alexis Tolefree në Top-5 të Evropianit

Kosova A për herë të parë garoi në arenën ndërkombëtare.

Në debutim basketbollistet e Kosovës u renditen në vendin e tretë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që u mbajt në Qipro.

Në Top-5 të Kampionatit Evropian ka hyrë edhe basketbollistja e natyralizuar e Kosovës, Alexis Tolefree.

Ajo kishte mesatare prej 19.3 pikëve për ndeshje, derisa ishte vendimtare në ndeshjen ndaj Qipros, me një tre pikësh në sekondën e fundit. Anne Simon e Luksemburgut është zgjedhur MVP e Kampionatit, kurse në pesëshen më të mirë kanë hyrë edhe Nadia Mosong, Claire Melia dhe Stavroula Koniali.

Tolefree ishte shënuesja më e mirë në Evropian, më mesatare prej 19.3 pikëve për ndeshje, duke lënë në vendin e dytë Stavroula Koniali me 19 pikë për ndeshje, kurse Saranda Daci ishte e treta me 14 pikë për ndeshje, aq sa kishte edhe Petra Orloviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat