Fisnik Rugova ndahet me Prishtinën

Basketboll

Fisnik Rugova ndahet me Prishtinën

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2021 Në ora: 13:04
Fisnik Rugova ndahet me Prishtinën

Basketbollisti prej më të mirëve në Kosovë, Fisnik Rugova, pas një periudhe të gjatë ia kthen shpinën Sigal Prishtinës.

Ai përmes rrjeteve sociale konfirmon ndarjen me Prishtinën.  

“Përmes këtij publikimi dëshiroj të ju njoftoj që nuk do të jam pjesë e klubit të zemrës Sigal Prishtina.

Vitet më të mira të jetës i kam kaluar si pjesë e klubit të Prishtinës. Pas kaq shumë viteve kemi mbyllur bashkëpunimin. Dua t'i falënderoj nga

zemra për besimin dhe dashurinë që me keni ofruar gjatë kësaj kohe duke folluar nga drejtuesit e klubit, bashkëlojtarët dhe tifozët e zjarrtë

"Plisat". Falëminderit dhe mirëupafshim”, njofton Rugova, anëtar i Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat