Trepça në Superligën e Femrave

Basketboll

Trepça në Superligën e Femrave

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 14:54
Trepça në Superligën e Femrave

Klubi i Basketbollit Trepça do të garojë në edicionin e ri në Superligën e Femrave.

Skuadra mitrovicase ka aplikuar pas Konkursit për Wild Card nga Federata e Basketbollit e Kosovës për plotësimin e vendit të gjashtë për Superligën e Femrave, pas tërheqjes nga KB Vushtrria.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që Trepça të garojë në Superligën e Femrave, pas plotësimit të kërkesave të shpallura në Konkurs.

Trepça edicionin e kaluar ishte renditur e gjashta në Superligën e Femrave, duke rënë në një kategori më poshtë, megjithatë, pas tërheqjes së Vushtrrisë, do të garojë në elitën e femrave.

Superliga e Femrave do të fillojë më 9/10 Tetor 2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat