Të dielën klinikë për trajnerët e Kosovës

Basketboll

Të dielën klinikë për trajnerët e Kosovës

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 11:42
Të dielën klinikë për trajnerët e Kosovës

Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës organizon klinikën për trajnerë të basketbollit.

Për shkak të situatës me pandeminë, Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se klinika do të organizohet në formatin online.

Pjesëmarrja është obligative dhe është kusht për tu licencuar për edicionin garues 2021-2022.

Kjo klinikë do të mbahet me datën 19.09.2021 (e diel), prej orës 10:00 deri në ora 15:00.

Edhe këtë vit do të ligjërojnë ekspertë të njohur ndërkombëtarë si;

Bil Peterson nga SHBA

Ridvan Ekmekci nga Turqia

Ahmet Çaki nga Turqia

John Jakus nga SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat