Bashkimi ia shkakton humbjen e parë Trepçës

Basketboll

Bashkimi ia shkakton humbjen e parë Trepçës

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 19:30
Bashkimi ia shkakton humbjen e parë Trepçës

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 87:83 (24:17, 24:21, 14:23, 25:22), në kuadër të javës së pestë të Art Motion të Superligës së Kosovës në basketboll.

Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 9:2, e më rritin epërsinë në 24:12, ndërsa çereku i parë përfundon 24:17. Periudha e dytë ishte më e barabartë se e para, që gjithsesi u kontrollua nga portokallezinjtë që kishin 10 e 12 pikë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 48:38.

Megjithatë, mitrovicasit nuk dorëzohen dhe dalëngadalë shkrijnë epërsinë e prizrenasve, në 50:49, por Bashkimi sërish shkëputet në 62:54, ndërsa ‘Xehetarët’ rikthehen sërish në 62:61, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Kjo bëri që në çerekun e fundit të zhvillohet lojë interesante, megjithatë, dy minuta nga fundi, Bashkimi arriti epërsi prej nëntë pikësh, dhe e menaxhoi mirë deri në fund, ku fitoi me rezultat 87:83.

Julien Lewis u dallua te Bashkimi me 22 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa Drilon Hajrizi me 14 pikë e 5 kërcime dhe Taurus Ramon Cockfield Jr me 19 pikë e 5 kërcime u dalluan te Trepca.

Bashkimi ka tri fitore dhe dy humbje, kurse Trepça katër fitore dhe një humbje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat