Dardan Berisha, MVP i javës së 7-të

Basketboll

Dardan Berisha, MVP i javës së 7-të

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 14:25
Dardan Berisha, MVP i javës së 7-të

Java e shtatë e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll dhuroi ndeshje interesante, duke veçuar derbin ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit, apo nënkampionit kundër kampionit.

Pikërisht nga derbi vjen MVP i xhiros, i cili është kapiteni i Pejës, Dardan Berisha. Ai ndaj Yllit kishte 23 pikë, gjashtë kërcime, gjashtë asistime dhe një top të vjedhur. Pejanët janë liderë në tabelë me gjashtë fitore dhe një humbje, e merita të mëdha ka kapiteni i Pejës dhe Kosovës, Dardan Berisha, i cili në këtë edicion ka mesatare prej 22.5 pikëve, 4.8 kërcime e 4.3 asistime.

Ndërkohë, top 5 basketbollistët me indeksin më të lartë të xhiros së shtatë janë: Courtney Fells i Prizrenit 16 me 35, Amin Hot i Trepçës me 31, Urim Zenelaj i Prizrenit 16 me 31, Ivan Koljeviq i Prizrenit 16 me 27 dhe Andi Shehu i Bashkimit me 27

.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat