Takon basketbollistët e Tiranës

Basketboll

Takon basketbollistët e Tiranës

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 14:28
Takon basketbollistët e Tiranës

Tirana fitoi Kupën e Federatës së Basketbollit për meshkuj të këtij sezoni. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur në takim basketbollistët e ekipt kryeqytetas teksa i uroi ata për fitore në ligat e tjera.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme sot që pres kampionët e Tiranës në basketboll. E filluam me kupën e Federatës dhe mezi pres që të jetë vetëm e para në shumë kupa dhe shumë arritje.

Është jo vetëm ekipi më i mirë i Shqipërisë, por edhe ekipi me çunat më të mirë, se nuk mjafton vetëm të jesh sportist, ose artist i mirë, por duhet mbi të gjitha të jesh qytetar i mirë. Këta çuna janë fillimisht qytetarë të mirë e pastaj sjellin dhe kupat,” tha Veliaj.

Kryebashkiaku përgëzoi edhe nismën më të re të biznesit për sponsorizimin e skuadrave të basketbollit, duke nxitur të njëjtën gjë edhe për sipërmarrës dhe ekipe të tjera.

“E vlerësoj shumë që Neptun është bërë sponsor i skuadrës sonë të Tiranës. Ka zgjedhur ekipin e duhur në momentin e duhur, kur edhe ne po bëjmë maksimumin për sportin dhe i kemi dhënë vëmendje si kurrë më parë, por kemi nevojë edhe për privatin.

Ndaj jam shumë i lumtur që Neptun e hap këtë risi, por ne kemi dhe ekipe të tjera. Nëse ka sipërmarrje, apo biznese të tjera që duan të jenë sponsor gjeneral, le ta bëjnë,” u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi të rikthejë Kupën e Federatës në sezonin 2021-2022. Ky turne nuk zhvillohej në vendin tonë prej pesë vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat