Peja e nis me fitore Ligën Unike

Basketboll

Peja e nis me fitore Ligën Unike

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 19:46
Peja e nis me fitore Ligën Unike

Peja ka shënuar fitore ndaj Teutës së Durrësit në udhëtim me rezultat 73:82 (14:19, 14:19, 20:19, 25:25), në xhiron e parë të Ligës Unike.

Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, ku në çerekun e parë kishin deri në 12 pikë epërsi 4:16, megjithatë, durrësakët ngushtuan shifrat në 14:17, ndërsa kjo pjesë përfundon 14:19. Vendasit ngushtuan sërish shifrat në 22:23, por më pas verdhezinjtë sërish ishin më të mirë, duke shkuar në pushim me rezultat 28:38.

Lojë më interesante dhe e barabartë u zhvillua në periudhën e tretë, që përfundoi 20:19, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 48:57. Peja menaxhoi epërsinë e krijuar në 10 minutat e fundit, duke mos iu rrezikuar fitorja dhe triumfoi me rezultat 73:82.

Cameron Saterwhite u dallua te Teuta e Durrësit me 16 pikë e tetë kërcime, ndërsa Henrik Sirko me 22 pikë e 11 kërcime u dallua te Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat