LA Lakers e arrijnë fitoren e parë këtë sezon

Basketboll

LA Lakers e arrijnë fitoren e parë këtë sezon

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Pas dy humbjesh në dy ndeshjet e para Los Angeles Lakers ja doli të regjistronte suksesin e parë në këtë sezon të ri të NBA teksa mposhti me shumë vështirësi Memphis Grizliess në Staples Center me rezultatin e ngushtë 121-118.

Një fitore nën shenjën e veteranit Carmelo Anthony autor i një paraqitjeje të shkëlqyer.

37-vjeçari i cili është transferuar gjatë këtij sezoni te Lakers shënoi 28 pikë në 27 minuta e 35 sekonda lojë për kalifornianët duke rezultuar shënuesi më i mirë mbi parket për skuadrën e Frank Vogel ndërkohë që LeBron James dhe Anthony Davis shtuan edhe 41 pikë të tjera në suksesin e Lakers.

Rusell Westbrook afrimi i bujshëm i kësaj vere te kalifornianët u mjaftua me 13 pikë 7 rebound e 13 asiste.

Mori fitoren e parë në këtë sezon edhe Boston Celtics që triumfoi në transfertën ndaj Houston Rockets me rezultatin 107-97 për meritë edhe të Jason Tatum autor i 31 pikëve për 16-herë kampionët e Nba.

Houston-it ndërkohë nuk i mjaftuan 30 pikët e Green dhe 20 të tjera të Wood me skuadrën nga Texasi që pësoi humbjen e dytë në këtë sezon.

Vazhdon momenti i shkëlqyer për Golden State Warriors që morën fitoren e 3-të në po kaq ndeshje gjatë këtij sezoni teksa triumfuan në transfertën kaliforniane ndaj Sacramento Kings me rezultatin 119-107 falë një periode të 4-t të shkëlqyer e cila vendosi edhe fatet e sfidës, me Stephen Curry që shkëlqeu me 27 pikë 7 rikuperime poshtë tabelës dhe 10 pasime deçizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat