Williams, MVP në Superligën e Femrave

Basketboll

Williams, MVP në Superligën e Femrave

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 11:08
Williams, MVP në Superligën e Femrave

Xhiroja e tretë në Superligën e Femrave solli derbin ndërmjet Bashkimit dhe Penzës, ku fitoi skuadra pejane 63:84.

Briana Williams e Penzës kishte 19 pikë, 13 asistime, tri kërcime dhe dy topa të vjedhur, duke e ndihmuar kampionet të shënojnë fitoren e tretë në tri ndeshje.

Kështu Williams zgjidhet MVP e xhiros së tretë në Superligës së Femrave.

Ndërkohë, në top 5 hyn edhe Rael Whitsitt e Penzës me 15 pikë e gjashtë kërcime.

Basketbollistja e Trepçës, Ta'Sharra Jeffries zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Kastriotit me 65 pikë, 10 kërcime, 10 asistime dhe 22 topa të vjedhur, duke pasur indeksin 79.

Prishtina regjistroi fitoren e tretë, duke mundur Vëllaznimin 54:117, ndërsa u dalluan Agnesa Rrahmani me 29 pikë, katër kërcime dhe katër asistime, si dhe Sarah Mgbeike me 24 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime.

Top 5: Briana Williams dhe Rael Whitsitt të Penzës, Ta'Sharra Jeffries e Trepçës, Agnesa Rrahmani dhe Sarah Mgbeike të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat