Edhe një amerikan i bashkohet Rahovecit

Basketboll

Edhe një amerikan i bashkohet Rahovecit

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:46
Edhe një amerikan i bashkohet Rahovecit

Klubi basketbollistik i Rahovecit e ka kompletuar transferimin e amerikanit Cavon Baker.

Klubi njoftoi se Baker bëhet amerikani i pestë në skuadër dhe se së fundi Baker ishte pjesë e skuadrës Saint Peter’s.

Komunikata e plotë e Rahovecit, pa ndërhyrje:

“CAVON BAKER ËSHTË LOJTARI MË I RI I KB RAHOVECIT!

Cavon Baker është aktualisht amerikani i pestë i skuadrës sonë që do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë.

Baker është lojtarë i pozitës 1/2, gjatësia e tij prej 185 cm e bën atë mjaftë të shpejtë në lëvizjet depërtuese në trapez.

Së fundmi Cavon Baker është paraqitur në NCAA te skuadra Saint Peter’s”, shkruhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat