Kampioni triumfon në derbi

Basketboll

Kampioni triumfon në derbi

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 22:56
Kampioni triumfon në derbi

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në derbi ndaj Trepçës me rezultat 91:68 (23:29, 20:11, 29:12, 19:16), në kuadër të xhiros së tetë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri tek rezultati 12:12 dhe më pas mysafirët krijuan epërsi prej pesë pikësh 16:21, ndërsa çereku i parë përfundon 23:29. Vendasit e nisën më mirë periudhën e dytë, duke barazuar shifrat në 30:30, e më pas për të kaluar në epërsi 39:33, dhe më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 43:40.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, ku dallimin e bënë në periodën e tretë.

Ata ngritën epërsinë minutë pas minute, duke arritur deri në 20 pikë epërsi 72:52, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Në 10 minutat ata menaxhuan epërsinë e krijuan dhe në fund triumfuan me rezultat bindës 91:68.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 21 pikë, shtatë kërcime e pesë asistime, Cameron Williams me 20 pikë, pesë kërcime e dhjetë asistime dhe Ardit Pepaj me 20 pikë, kurse te Trepça u dalluan Amin Hot me 17 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime dhe Drilon Hajrizi me 19 pikë.

Ylli ka katër fitore dhe katër humbje, ndërsa Trepca pesë fitore dhe dy humbje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat