Derbi në kryeqytet

Basketboll

Derbi në kryeqytet

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 12:38
Derbi në kryeqytet

Sot (e mërkurë) zhvillohen dy ndeshje në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, në kuadër të xhiros së dhjetë.

Trepça, e cila është lidere e elitës me shtatë fitore dhe dy humbje do të përballet me Dritën, që ndodhet në fund të renditjes me nëntë humbje në nëntë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.

Sfidë shumë më interesante pritet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore dhe katër humbje, andaj pritet një përballje interesante dhe rivalizuese. Në këtë edicion, fitore shënoi Prishtina në Prizren pas dy vazhdimeve me rezultat 104-105.

Golden Eagle Ylli – Prizreni 16 dhe Rahoveci – Peja, rezultatet do të regjistrohen pasi të përballen në Ligën Unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat