Shtëpia e Lakers e Clippers merr emrin e sponsorit të ri

Basketboll

Shtëpia e Lakers e Clippers merr emrin e sponsorit të ri

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 12:03
Shtëpia e Lakers e Clippers merr emrin e sponsorit të ri

Pas 22 vitesh, stadiumi “Staples Center” i Los Anxhelosit do të ndryshojë emër. Shtëpia ku luajnë ekipet e basketbollit të Lakers e Clippers, ekipi i hokejit të Kings dhe ai i basketbollit të femrave të Sparks, nga 25 dhjetori (për Krishtlindje) do të quhet “Crypto.com Arena”.

Ky stadium është inauguruar në vitin 1999 dhe që atë vit ka marrë emrin “Staples Center”.

Kjo marrëveshje do të përfundojë pas një muaji dhe emri i ri i stadiumit do të debutojë për Krishtlindje, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Lakers dhe Brooklyn Nets.

Mediat amerikane bëjnë me dije se agjencia nga Singapori (themeluar në vitin 2016) që merret me kriptovalutën, do të paguajë 700 milionë dollarë për 20 vitet në vijim, për të patur emrin në stadium. Ajo ka hyrë fuqishëm në sport, duke investuar te mjaft skuadra të rëndësishme dhe në shumë sporte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat