Të dielën në Istog turneu “Her World, Her Rules”

Basketboll

Të dielën në Istog turneu “Her World, Her Rules”

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 11:44
Të dielën në Istog turneu “Her World, Her Rules”

Të dielën (21 Nëntor) do të mbahet turneu i radhës nga Federata e Basketbollit e Kosovës në kuadër të “Her World, Her Rules”.

Në turneun në Istog do të marrin pjesë skuadrat e vajzave U14, që janë ndarë në dy grupe. Në Grupin A bëjnë pjesë: Junior 06, Bashkimi, Istogu, ndërsa në Grupin B bëjnë pjesë: AA Prishtina, Kastrioti, Peja DT.

Federata e Basketbollit e Kosovës është pjesë e projektit FIBA Europe Girls’ Program tash e tre vite dhe është duke e implementuar me mjaft sukses këtë projekt, ku FIBA Evropa pas evaluimit të vitit të parë të projektit të FBK-së, ka vendosur që të vazhdojë mbështetjen për FBK-në, e cila ka arritur që të rrisë numrin e vajzave të reja që e praktikojnë basketbollin, dhe njëkohësisht duke e rritur edhe numrin e klubeve të femrave.

Federata e Basketbollit e Kosovës është e vendosur që të punojë në masivizimin e basketbollit femëror, dhe mbështetja nga FIBA Evropa nëpërmjet projekteve të tilla si FIBA Europe Girls Program dhe kampanja “Her World, Her Rules” është rruga e duhur për të arritur këtë qëllim.

Orari

09:00 Istogu-Bashkimi

10:00 Kastrioti-Peja DT

11:00 Junior 06-Istogu

11:45 Hapja Solemne e Turneut

12:00 AA Prishtina-Kastrioti

13:00 Bashkimi-Junior 06

14:00 Peja DT-AA Prishtina

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat