Humbja e dytë radhazi për Armani Milano

Basketboll

Humbja e dytë radhazi për Armani Milano

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 12:03
Humbja e dytë radhazi për Armani Milano

Humbja e dytë radhazi për Armani Milano në Euroleague, duke lëshuar edhe kreun e këtij turneu. Në raundin e 11-të, ekipi italian u mund 74-70 nga  Zenit st.Petersburg, duke zbritur në vendin e tretë dhe duke ndarë kreun pikërisht me rivalët rusë.

Në krye të renditjes janë dy skuadra spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona, fitues në sfidat e fundit. Ekipi “merengues” fitoi 79-67 ndaj serbëve të Crvena Zvezda, ndërsa katalanasit mposhtën me lehtësi 80-60 francezët e Villeurbanne jashtë fushe.

Euroleague – Raundi i 11-të

Bayern Mynih – Panathinaikos, 81-78

Real Madrid – Crvena Zvezda, 79-67

Unics Kazan – Alba Berlin, 85-71

Anadolu Efes – Monaco, 98-77

Zenit st.Petersburg – Armani Milano, 74-70

Zalgiris Kaunas – Fenerbahce, 86-75

Olimpiacos – Maccabi Tel Aviv, 90-73

Baskonia Gasteiz – CSKA Moskë, 74-80

Villeurbanne – Barcelona, 60-80

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat