Është rikthyer te fitorja Miami Heats

Basketboll

Është rikthyer te fitorja Miami Heats

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 14:00
Është rikthyer te fitorja Miami Heats

Është rikthyer te fitorja Miami Heats pas humbjes së fundit. Ata mposhtën Detroit Pistons me rezultatin 100-92 në fushë kundërshtare.

Më i miri për miqtë ishte Tyler Herro. 21-vjeçari shënoi 31 pikë i vetëm, 10 më shumë se Jerami Grant i Detroit.

Los Angeles Lakers ndërkohë nuk kanë të njëjtin ritëm pa LeBron James. Pezullimi i yllit të ekipit ka ndikuar shumë te Lakers që janë mposhtur me rezultatin 106-100 nga New York Knicks. Westbrook bëri gjithçka për të shmangur disfatën, duke shënuar edhe 31 pikë personalisht, por ma mundur dot t’i japë fitoren ekipit të tij.

Fitore kanë arritur edhe Portland Trail Blazers dhe Dallas Maveriks, respektivisht ndaj Denver Nuggets dhe. Los Angeles Clippers. Portland fitoi me rezultatin e thellë 119-100, në një ndeshje ku shkëlqeu Mccollum me 32 pikë.

Në ndeshjen tjetër Dallas Maveriks fitoi vetëm pas kohës së rregullt me rezultatin 112-104. Kristaps Porzingis ishte njeriu i ndeshjes për Dallas që shënoi 30 pikë.

Rezultatet
Detroit Pistons – Miami Heat 92:100
New York Knicks – LA Lakers 106:100
Portland Trail Blazers – Denver Nuggets 119:100
LA Clippers – Dallas Maveriks 104:112

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat