Kosova shijon fitoren e parë, mposht Danimarkën

Basketboll

Kosova shijon fitoren e parë, mposht Danimarkën

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 19:54
Kosova

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë në fazën parakualifikueseve të EuroBasket 2025 në basketboll.
Dardanët e gjunjëzuan me rezultat 78:73 (18:17, 20:16, 22:13, 18:27) Danimarkën, në kuadër të Grupit C.

Djelmoshat tanë shënuan fitoren e parë në këtë garë parakualifikueseve, duke i shtuar gjasat për kualifikim të mundshëm. 

Ndeshja u zhvillua në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, në praninë e një numrit të konsiderueshëm, për shkak të rrethanave të pandemisë.

Image

Danimarka avancoi me 0:3, pastaj Kosova e ktheu në 6:5, 8:5 dhe e përmbylli çerekun e parë me 18:17 në favor të vetin. 

Në çerekun e dytë, danezët arritën në epërsi me pesë pikë (26:31) në minutën e 17-të. 

Me kalimin e minutave, Kosova merr veten. 

Në minutën e 19-të, Kosova kalon në epërsi me 34:33 ndaj danezëve. Pas pak sekondave e thellon në 36:33 dhe 38:33.

Në minutën e 20-të, rezultati në semafor regjistronte 38:33 për Kosovën.

Në pjesën e parë, basketbollistët Gëzim Morina me 11 pikë e Meriton Ismajli me 10, ishin me efikasit të Kosova dhe Daniel Andreas Mortensen me 11 sosh te Danimarka.    

Në çerekun e tretë, Kombëtarja e Kosovës bëri lojë jashtëzakonisht të mirë, duke krijuar epërsi deri në 14 pikë (60:46) në minutën e 30-të.

Gjatë kësaj periudhe u shqua Dardan Berisha, me disa nga lojtarët tjerë të Kombëtares.

Në çerekun e katërt, Kosova futet me një epërsi komode, duke thelluar në 21 pikë (69:48) në minutën e 33-të.

Në minutën e 36-të, rezultati ngushtohet në 72:63. Çuditërisht rezultati ngushtohet 72:68 në minutën e 38-të.

Kosova shënon fitore me rezultat 78:73 dhe qetëson veten pas asaj humbje në Bergen me 86:77 nga Norvegjia.

Dardan Berisha ishte me efikasi me 16 pikë, Valon Bunjaku me 14, Drilon Hajrizi 14, Gëzim Morina me 13 etj. Daniel Andreas Mortensen u dallua me 24 pikë të danezët. 

Kosova kryeson në Grupi C me 3 pikë, por ka një ndeshje më shumë se Norvegjia, e cila ka dy pikë dhe Danimarka është në fund me 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat