Tirana triumfon ndaj Vllaznisë

Basketboll

Tirana triumfon ndaj Vllaznisë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 12:02
Tirana triumfon ndaj Vllaznisë

Janë luajtur ndeshjet e javës së 6-të të Superligës në basketboll për meshkuj, javë që përkon me xhiron e dytë të Kampionatit Kombëtar.

Skuadra e Teutës udhëheq e vetme renditjen me 11 pikë, pas fitores 105-95 ndaj Kamza Basket. Ndeshje me rivalitet shumicën e kohës, ku diferencën e bëri Pelissier me 23 pikë, më i miri për durrsakë.

Zhgënjen Vllaznia, që në fushën e saj u mund 90-72 nga Tirana, një rezultat disi befasues. Shkodranët luajtën dobët, ndërsa për bardheblutë u dalluan Hysenagolli me 27 pikë e Hysa me 25 pikë.

Partizani fiton 85-53 derbin me Dinamon, duke u hakmarrë për humbjen e javës së parë. Sukses i lehtë i skuadrës së “kuqe”, ku më i miri ishte Vaqarri me 21 pikë.

Superliga – Meshkuj, java e 6-të

Partizani – Dinamo, 85-53

Teuta – Kamza Basket, 105-95

Vllaznia – Tirana, 72-90

Renditja: Teuta 11 pikë, Tirana 10 pikë, Vllaznia 10 pikë, Kamza Basket 9 pikë, Partizani 7 pikë, Dinamo 7 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat