Top 5-shja më e mirë e javës në basketbollin e Kosovës

Basketboll

Top 5-shja më e mirë e javës në basketbollin e Kosovës

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 15:29
Top 5-shja më e mirë e javës në basketbollin e Kosovës

Xhiroja e 14-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll dhuroi ndeshje shumë interesante, sidomos me Prizrenit 16 dhe Sigal Prishtinës dhe Trepçës e Rahovecit, që janë vendosur në minutat e fundit të përballjeve.

Basketbollisti i Prizrenit 16, Ivan Koljeviq ndaj Prishtinës kishte 24 pikë, dy kërcime e tetë asistime, duke u zgjedhur MVP i kësaj xhiro, apo të fundit për stinorin vjeshtor.

Ai kishte ndihmë të madhe nga i zakonshmi Courtney Fells, i cili ishte afër dyshifrorit të trefishtë me 14 pikë, 11 kërcime dhe tetë asistime.

Trepça shënoi një fitore shumë të rëndësishme ndaj Rahovecit 91:84, që gjithashtu u vendos në fund, ku Drilon Hajrizi shënoi një tre përcaktuese, kurse basketbollisti mitrovicas e mbylli ndeshjen me 20 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime. Lojë shumë të mirë zhvilloi edhe Gerald Blackshear me 19 pikë, nëntë kërcime dhe një asistim.

Bashkimi shënoi fitore bindëse ndaj Dritës 83:112, ku lojtari më i dalluar në parket ishte Andi Shehu me 22 pikë, 10 kërcime e katër asistime.

Top 5

Ivan Koljeviq (Prizreni 16) 24 pikë, 2 kërcime, 8 asistime

Drilon Hajrizi (Trepça) 20 pikë, 4 kërcime, 6 asistime

Courtney Fells (Prizreni 16) 14 pikë, 11 kërcime, 8 asistime

Gerald Blackshear (Trepça) 19 pikë, 9 kërcime, 1 asistim

Andi Shehu (Bashkimi) 22 pikë, 10 kërcime, 4 asistime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat