Derbi mes Golden Eagle Yllit dhe Prizrenit 16

Basketboll

Derbi mes Golden Eagle Yllit dhe Prizrenit 16

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 19:30
Derbi mes Golden Eagle Yllit dhe Prizrenit 16

Xhiroja e shtatë e Ligës Unike do të sjellë përballje interesante, që është e fundit për stinorin vjeshtor, ku do të kemi dy sfida mes skuadrave shqiptare dhe dy atyre kosovare.

Takimi i parë është ndërmjet Pejës dhe Rahovecit. Pejanët kanë katër fitore dhe dy humbje, kurse rahovecasit dy fitore dhe katër humbje. Verdhezinjtë kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, kurse Vreshtarët kanë pasur ngritje të formës dhe synojnë pozitë sa më të mirë për garat e rregullta.

Të shtunën, Teuta e Durrësit e pret Vllazninë e Shkodrës. Durrësakët kanë tri fitore dhe tri humbje, ndërsa shkodranët një fitore e pesë humbje.

Derbi do të zhvillohet të dielën mes Golden Eagle Yllit dhe Prizrenit 16. Ylli ka pesë fitore dhe një humbje, ndërsa prizrenasit katër fitore e dy humbje, andaj pritet një sfidë shumë interesante mes dy skuadrave që kanë ambicie të mëdha dhe synojnë të shpallen kampion vjeshtor.

Ndeshja e fundit e xhiros zhvillohet mes Kamza Basket dhe Tirana Neptun. Kamza që ndeshjet i zhvillon në Durrës ka dy fitore dhe katër humbje, ndërsa skuadra kryeqytetase shqiptare ka tri fitore dhe tri humbje, prandaj pritet një përballje interesante të dielën në mbrëmje.

Liga Unike - Java 7

E shtunë

17:00 Peja - Rahoveci

19:00 Teuta - Vllaznia

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli - Prizreni 16

19:00 Kamza - Tirana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat