Curry afër rekordit historik në NBA

Basketboll

Curry afër rekordit historik në NBA

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 17:12
Steph Curry

Steph Curry padyshim po shkruan me ngjyrë të pashlyeshme emrin e tij në historinë e NBA.

Fundori i Golden State Warriors ditë më pari tejkaloi Ray Allen në listën e lojtarëve me më së shumti tre pikësha të shënuar, duke u bërë kështu lojtari me numrin më të madh të trepikësheve të shënuara.

Curry aktualisht është në kuotën e 2994 trepikësheve të shënuara, në prag të sfidës së Krishtlindjes kundër Phoenix Suns.

Në ndeshjen e Krishtlindjes, Steph Curry mund të bëhet lojtari i parë në histori të NBA që realizon 3000 trepikëshe në karrierën e tij.

Numri 30 duhet të shënojë gjashtë herë sonte për të arritur një gjë të tillë.

Ndeshjen mes GSW dhe Phoenix mund ta përcillni me fillim nga ora 23:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat