Astera Tuhina, Shpresë Olimpike nga KOK-u

Basketboll

Astera Tuhina, Shpresë Olimpike nga KOK-u

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 13:04
Astera Tuhina, Shpresë Olimpike nga KOK-u

Komiteti Olimpik i Kosovës ka përzgjedhur Shpresat Olimpike për vitin 2021..

Basketbollistja e Kosovës, Astera Tuhina, është zgjedhur Shpresë Olimpikë për vitin 2021. Tuhina, e cila me sukses luan në Spanjë, është një nga shpresat më të mëdha të Kosovës në basketboll.

Në vitin 2019, ishte pjesë e Kosovës U16 dhe U20, kurse këtë vit ka qenë pjesë e Përfaqësueses A, që për herë ka marrë pjesë në garat ndërkombëtare, përkatësisht në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që është mbajtur në Qipro.

Tuhina ka luajtur edhe për Kosova U20 në FIBA U20 Women’s European Challenger që është organizuar në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat