Shkëlqen Lebron James me 43 pikë

Basketboll

Shkëlqen Lebron James me 43 pikë

Më: 1 janar 2022 Në ora: 11:41
Shkëlqen Lebron James me 43 pikë

Shkëlqen Lebron James me 43 pikë!

LeBron James nuk ka harruar as mbrëmë të dëshmojë se është një nga më të mirët që ka parë historia e basketbollit, nëse jo më i miri.

Skuadra e Los Angeles Lakers ka shënuar fitore 139:106 ndaj Portland Trail Blazers.

Në këtë ndeshje i pandalshëm ishte LeBron James, i cili shënoi 43 pikë, si dhe shtoi katër asistime e 14 kërcime për Double Double.

Shifra të mira pati edhe Westbrook i cili regjistroi ‘Triple-Double’ me 15 pikë, 12 asistime dhe 13 kërcime.

Kjo është ndeshja e shtatë radhazi që LeBron James shënon 30+ pikë këtë sezon. Mbrëmë ai nuk regjistroi asnjë top të humbur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat