Rikthehet Klay Thompson, Golden State i pari

Basketboll

Rikthehet Klay Thompson, Golden State i pari

Më: 10 janar 2022 Në ora: 11:46
Klay Thompson

Në rikthimin e shumëpritur në fushë, Klay Thompson shënon 17 pikë që i japin suksesin dhe vendin e parë Golden State, së bashku me 28 pikët e Curry, e që mundin Cleveland Cavaliers.

Thompson u rikthye në fushë pas më shumës se dy vitesh në të cilat kaloi në ferrin e lëndimeve.

Gjatë mbrëmjes së NBA-së, Dallas ndalon ecurinë e Çikagos falë dhe paraqitjes së Doncic.

Memphis vazhdon të fluturojë duke mposhtur edhe Lakers, shkëlqen i përhershmi LeBron James me 35 pikë.

San Antonio dorëzohet përballë Brooklyn në momentet e fundit.

Atlanta përfundon përsëri me nokaut e mundur nga Clippers, me Gallinarin që nuk shkoi më se 8 pikë.

Image
Tabela e rezultateve

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat