Fillon stinori pranveror, derbi mes Trepçës dhe Yllit

Basketboll

Fillon stinori pranveror, derbi mes Trepçës dhe Yllit

Më: 11 janar 2022 Në ora: 16:07
Fillon stinori pranveror, derbi mes Trepçës dhe Yllit

Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 15-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll apo e para për stinorin pranveror, që pritet të jetë shumë interesante.

Derbi do të zhvillohet mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që kanë grumbulluar nga dhjetë fitore dhe katër humbje. Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion dhe pritet një sfidë shumë interesante në “Minatori”. Në përballjet e këtij edicioni, secila skuadër ka nga një fitore ndaj tjetrës.

Të enjten në kryeqytet, Drita ndeshet me Sigal Prishtinën. Gjilanasit janë ende pa fitore në elitë me 14 humbje, kurse prishtinasit kanë shtatë fitore dhe shtatë humbje.

Peja-Bashkimi është sfida e rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës. Në këtë edicion, pejanët kanë nëntë fitore dhe pesë humbje, kurse prizrenasit tetë fitore dhe gjashtë humbje.

Prizreni 16-Rahoveci, rezultati do të zhvillohet nga Liga Unike.

Java 15

E mërkurë

19:00 Trepça - Golden Eagle Ylli

E enjte

Drita - Sigal Prishtina

Peja - Bashkimi

Prizreni 16 - Rahoveci (REZULTATI NGA LIGA UNIKE)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat