Xhaferi largohet nga presidenca e Vllaznisë

Basketboll

Xhaferi largohet nga presidenca e Vllaznisë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:38
Xhaferi largohet nga presidenca e Vllaznisë

Alban Xhaferi, në një intervistë për “shkodrasport”, ka konfirmuiar dorëheqjen e tij nga detyra e presidentit të ekipit të basketbollit të Vllaznisë. Ai do të vijojë të mbajë detyrën e presidentit të ekipit të futbollit të qytetit shkodran.

“E kam të pamundur të jem pranë ekipit të basketbollit, por do të vijoj të mbështes financiarisht skuadrën.

Së shpejti do të kemi një emër të ri në krye të këtij ekipi, që do të vijojë punën time”, tha Xhaferi.

Vllaznia ka zhgënjyer në fazën e parë të kampionatit, duke qenë e katërta në renditje dhe larg pretendimeve.

Për këtë arsye, sipas Xhaferit, klubi ka larguar 3 basketbollistët amerikanë të ardhur në shtator, si të papërshtatshëm për ekipin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat