Diskutuan për ecurinë e garave në elitë dhe planet e këtij edicioni

Basketboll

Diskutuan për ecurinë e garave në elitë dhe planet e këtij edicioni

Më: 18 janar 2022 Në ora: 10:59
Diskutuan për ecurinë e garave në elitë dhe planet e këtij edicioni

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, të hënën mbrëma janë takuar me përfaqësuesit e Klubeve të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Ata diskutuan për ecurinë e garave në elitë dhe planet e këtij edicioni.

Stinori pranveror ka filluar vrullshëm në basketbollin e Kosovës, me ndeshje shumë interesante, kurse gjatë muajit Shkurt do të zhvillohet edhe Final 8 i Kupës së Kosovës

Fetahu dhe Dushku kanë shprehur përkrahjen e tyre për klubet, ndërsa të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë zotuar për angazhimin e shtuar, që garat në elitë të kenë mbarëvajtje të mirë dhe të rritet cilësia në Art Motion Superligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat