Kamza Basket gjysmëfinalistja e fundit

Basketboll

Kamza Basket gjysmëfinalistja e fundit

Më: 18 janar 2022 Në ora: 12:05
Kamza Basket gjysmëfinalistja e fundit

Kamza Basket është skuadrat e katërt gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Kamzalinjtë fituan 83-67 ndaj Apolonisë, duke iu bashkuar kështu tri skuadrave të tjera, të kualifikuara më herët.

Sfida e luajtur në Kamëz u dominua nga basketbollistët vendës, ku më i miri në parket ishte Davis me 22 pikë, mbështetur nga Matthew me 18 pikë. Për Apoloninë u dallua Floyd me 36 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Gjysmëfinalistet femra: Flamurtari, Tirana Barltei Basket, Partizani, Tirana.

Gjysmëfinalistët meshkuj: Vllaznia, Tirana, Teuta, Kamza Basket

Gjysmëfinalet e femrave do të luhen më 21 janar dhe finalja një ditë më vonë. Ndërsa gjysmëfinalet e meshkujve do të zhvillohen më 22 janar dhe finalja pas 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat