Fillon stinori pranveror në Ligën e Parë

Basketboll

Fillon stinori pranveror në Ligën e Parë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 14:54
Fillon stinori pranveror në Ligën e Parë

Sonte (e mërkurë) fillon stinori pranveror në Ligën e Parë në konkurrencën e meshkujve.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Feronikelit dhe Boreas. Skuadra nga Drenasi ka nëntë humbje në nëntë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në këtë rang garash, ndërsa pejanët kanë katër fitore dhe pesë humbje.

Të premten do të zhvillohen katër ndeshjet tjera. Lideri Vëllaznimi, që ka nëntë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, është mysafir i New Basket, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore dhe pesë humbje.

Skuadrat prishtinase do të përballen mes veti, Prishtina e Re dhe AS Prishtina. Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore dhe katër humbje.

Ndeshje interesante shihet ndërmjet Dardanëve dhe Vushtrrisë. Dardanët kanë katër fitore dhe pesë humbje, kurse vushtrriasit gjashtë fitore dhe tri humbje.

Ndeshja e fundit është mes Marigona Hill Prishtinës dhe Istogut. Prishtinasit kanë tri fitore dhe gjashtë humbje, kurse istogasit pesë fitore dhe katër humbje.

Liga e Parë - Java 10

E mërkurë

19:00 Feronikeli - Borea

E premte

16:30 Prishtina e Re - AS Prishtina

17:00 NEW Basket - Vëllaznimi

18:00 Dardanët - Vushtrria

18:00 Marigona Hill Prishtina – Istogu

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat