Dy lojtarë e marrin nënshtetësinë e Kosovës

Basketboll

Dy lojtarë e marrin nënshtetësinë e Kosovës

Më: 25 janar 2022 Në ora: 18:23
Dy lojtarë e marrin nënshtetësinë e Kosovës

Tek Sigal Prishtina sot kishte festë.

Në fakt, dy basketbollistë të klubit më të madh të basketbollit të këtushëm e kanë marrë nënshtetësinë e Kosovës.

Basketbollistët shqiptarë Jetmir Zeriqi dhe Jan Palokaj janë bërë tashmë edhe zyrtarisht të Kosovës pasi paraprakisht kishin nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, respektivisht të Kroacisë.

Bardhekaltrit madje ua kanë bërë si dhuratë një tortë, ku janë përfshirë flamujt e të tria shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat