Fitorja e dytë e Vllaznisë, mund Kamza Basket

Basketboll

Fitorja e dytë e Vllaznisë, mund Kamza Basket

Më: 27 janar 2022 Në ora: 22:20
Fitorja e dytë e Vllaznisë, mund Kamza Basket

Vllaznia ka shënuar fitore ndaj Kamza Basket me rezultat 85:79 (24:18, 27:21, 14:25, 20:15), në kuadër të xhiros së nëntë të Ligës Unike.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 10:3, megjithatë, mysafirët rikthehen shpejt për të barazuar shifrat në 15:15, e për të kaluar në epërsi 18:19, por shkodranët në fund të çerekut të parë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 24:18. Vendasit vazhduan me të lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë në 13 pikë, 45:32, ndërsa në pushim shkuan me rezultat 51:39.

Megjithatë, Kamza nuk u dorëzua dhe bëri rikthimin e madh në periodën e tretë, ku barazoi shifrat në 59:59, e më pas u zhvillua lojë interesante, derisa rezultati pas 30 minutash ishte 65:64. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë shumë interesante, por basketbollistët e Vllaznisë ishin më të vëmendshëm dhe fituan 85:79. Tashmë të dy skuadrat kanë nga dy fitore dhe shtatë humbje.

Te Vllaznia u dallua Matthew Butler me 22 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, kurse te Kamza u dallua Matthew Eldridge me 24 pikë e dhjetë kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat