Clippers fitojnë derbin me Lakersat

Basketboll

Clippers fitojnë derbin me Lakersat

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 12:29
Clippers fitojnë derbin me Lakersat

Një kosh në sekondat e fundit i Jackson (25 pikë) i dha fitoren ekipit të Clippers, 111-110 ndaj Lakers në derbin e Los Anxhelosit.

Një sfidë mes dy ekipesh që kanë zhgënjyer këtë sezon e që luajnë për play off-in. Morris me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Clippers, ndërsa për Lakers u dallua Davis me 30 pikë e 17 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar.

Pa probleme fitoi sot Golden State, 126-114 ndaj Sacramento, duke iu afruar Phoenix në krye të renditjes në Perëndim. Ndeshje ku për Warriors u dalluan Thompson me 23 pikë e Curry me 20. Humbet Phoenix, që u ndal 124-116 nga Atlanta, ndeshje ku për vendasit shkëlqeu Trae Young me 43 pikë, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Booker për Suns.

Humbet edhe Chicago, 127-120 ndaj Torontos, por e ruan kreun në Lindje. Për kanadezët, të gjithë titullarët realizuan mbi 15 pikë, ndërsa te Bulls u dallua Vucevic me 30 pikë e 18 rebound, por që mbetën për statistikë. Fiton edhe Miami, 112-95 ndaj San Antonio, me Herro protagonist, autor i 24 pikëve.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Minnesota, 117-128

Atlanta – Phoenix, 124-115

Toronto – Chicago, 127-120

San Antonio – Miami, 95-112

Golden State – Sacramento, 126-114

Clippers – Lakers, 111-110

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat