Brooklyn nuk fiton dot pa Durant

Basketboll

Brooklyn nuk fiton dot pa Durant

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 12:07
Brooklyn nuk fiton dot pa Durant

Shtatë humbje radhazi për skuadrën e Brooklyn, në krizë totale, që pas humbjes së Durant nuk arrin dot të fitojë.

Nets u mundën sot 125-102 nga Utah Jazz. Mitchell me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Jazz, ndërkohë që 49 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

San Antonio, falë 28 pikëve të Johnson, fitoi 131-106 derbin teksan ndaj Houston, ndërsa Dallas mposhti 107-98 Philadelphia, ndeshje ku u dallua Luka Doncic, ai realizoi një “triple double”, me 33 pikë, 13 rebound e 15 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Cleveland, 101-102

Detroit – Boston, 93-102

Indiana – Charlotte, 115-122

Toronto – Atlanta, 125-114

San Antonio – Houston, 131-106

Utah Jazz – Brooklyn, 125-102

Denver – New Orleans, 105-113

Dallas – Philadelphia, 107-98

Portland – Oklahoma, 93-96

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat