Prishtina synon Kupën

Basketboll

Prishtina synon Kupën

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 16:10
Prishtina synon Kupën

Klubi i basketbollit për femra "KBF Prishtina", po kërkojnë me ngulm trofeun e radhës në garat vendore.

Ata do të përballen me Bashkimin në finalen e Kupës së Kosovës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën në palestrën "Karagaç", në Pejë duke filluar nga ora 15:00.

Ndryshe, "KBF Prishtina", është njëra ndër klubet më të suksesshme në vend.

Ata janë fitues të trefishtë të Kampionatit të Kosovës, ndërsa në këtë edicion garues të Superligës së Kosovës për femra i kanë shënuar 15 fitore dhe asnjë humbje.

Kjo skuadër po ashtu ishte edhe fituese e Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat