Bashkimi rrëzon Yllin, në finale ndeshet me Trepçën

Basketboll

Bashkimi rrëzon Yllin, në finale ndeshet me Trepçën

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 22:37
Bashkimi rrëzon Yllin, në finale ndeshet me Trepçën

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 72:78 (23:14, 14:24, 25:21, 10:18), për tu kualifikuar në finale të Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka.

Therandasit e nisën ndeshjen me një epërsi 10:5 dhe kishte epërsi konstante në çerekun e parë që e fitoi 23:14. Megjithatë, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në 32:32, e më pas edhe duke kaluar në epërsi 32:35, ndërsa shkuan në pushim me shifrat 37:39.

Kampionët e Kosovës e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, për të kaluar sërish në epërsi 44:39, dhe gjatë gjithë periodës së tretë u zhvillua një lojë shumë interesante, ku të dy skuadrat dhanë maksimumin në parket, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:60, duke e bërë sfidën shumë interesante.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë shumë interesante dhe dramatike.

Sfida ishte e barabartë deri në sekondat e fundit të përballjes, ku Tmusiq nuk shënon për tri pikë dhe këtë e shfrytëzuan prizrenasit që triumfuan me rezultat 72:78, për t'u kualifikuar në finale, ku do të përballet me Trepçën, sfidë që zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në ‘Karagaçi’ të Pejës.

Te Bashkimi u dallua Erjon Kastrati me 20 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan John Florevus me 17 pikë e 12 kërcime, Valon Bunjaku me 13 pikë e gjashtë kërcime dhe Alban Veseli me 12 pikë e gjashtë kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat