Kombëtarja e Shqipërisë në Rumani

Basketboll

Kombëtarja e Shqipërisë në Rumani

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 11:29
Kombëtarja e Shqipërisë në Rumani

Kombëtarja e meshkujve në basketboll ka mbërritur në Rumani, ku do të luajë sot ndaj kombëtares vendase ndeshjen e vlefshme për fazën para-eliminatore të Europianit 2025 (Eurobasket).

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali ndodhet në Grupin B, bashkë me Rumaninë e Luksemburgun.

Ndeshja ndaj Rumanisë do të luhet në Ploiesti (ora 17:00 me orën shqiptare). Kuqezinjtë janë stërvitur për 10 ditë në Durrës dhe synojnë të bëjnë një paraqitje të mirë në këtë Europian. Kombëtares i bashkohet sot edhe amerikani Dallas Moore, që ka nënshtetësi shqiptare.

Shqipëria e ka fituar ndeshjet e parë në këto eliminatrore, 92-89 ndaj Luksemburgut, ndaj të cilës do të luajë sërish më 27 shkurt. Sipas FSHB-së, kombëtarja do të udhëtojë direkt nga Rumania për në Luksemburg për sfidën e tretë në grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat