KB Peja me kryetrajner të ri

Basketboll

KB Peja me kryetrajner të ri

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 18:16
KB Peja me kryetrajner të ri

Peja nuk ka vonuar shumë duke emëruar kryetrajnerin e ri.

Verdhezinjë emërojnë në krye të shtabit teknik Marin Dokuzovski.

Peja synon titullin e kampionit në elitën e basketbollit të Kosovës.

“Marin Dokuzovski në KB Peja!

Njoftojmë se KB Peja ka arritur marrveshje me trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Marin Dokuzovski.

Dokuzovski njihet si një ndër trajnerët më të mirë në rajon dhe ka një përvojë të madhe si trajner i Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut dhe ekipe si: MZT Skopje, Rabotniçki, Lukoil, Sigal Prishtina etj.

Ai i ka të fituara shumë Kampionate dhe

Kupa shtetërore në Maqedoni te Veriut, Bullgari dhe Kosovë.

Trajneri do vazhdoj punën për ta kompletuar ekipen dhe për ta përgatitur për play-off”, njofton KB Peja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat