Shqipëria mposhtet nga Rumania

Basketboll

Shqipëria mposhtet nga Rumania

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 19:32
Rumania

Kombëtarja e basketbollit e Rumanisë (meshkuj) ka fituar me rezultat 101:84 (28:29, 24:27, 25:14, 24:14) ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e dytë të parakualifikueseve të Kampionatit Evropian 2025.

Ndeshja u zhvillua në Bukuresht.

Shënuesit më të mirë të rumunët ishin Richard 16 pikë, Torok 16, Caţe 15, Nicolescu 15.

Ndeshja me Shqipërinë ishte e para zyrtare për Rumaninë në fushën e saj që nga fillimi i pandemisë. 

Pas fitores me Shqipërinë, Rumania është lider me 4 pikë dhe ndeshjen e radhës do t'i zhvillojë në shtëpi, me Luksemburgun (30 qershor), përkatësisht jashtë vendit, me Shqipërinë (3 korrik).

Ndeshjet nga faza e dytë e parakualifikimeve do të luhen në gusht të vitit 2022, nëntor 2022 dhe shkurt 2023. 

Në Grupin B Rumania kryeson me 4 pikë, pasojnë Shqipëria 3 dhe Luksemburgu 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat