Takime interesante në xhiron e 21-të të elitës

Basketboll

Takime interesante në xhiron e 21-të të elitës

Më: 4 mars 2022 Në ora: 13:21
Takime interesante në xhiron e 21-të të elitës

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 21-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Dritës. Skuadra prizrenase ka tetë fitore e 12 humbje, kurse gjilanasit kanë 20 humbje në 20 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.

Takim më interesant pritet mes Sigal Prishtinës dhe Prizrenit 16. Prishtinasit kanë 10 dhjetë fitore e dhjetë humbje, kurse prizrenasit kanë 12 fitore e gjashtë humbje. Sfida pritet me interes, duke marrë parasysh ambiciet e dy skuadrave që synojnë të renditen sa më lartë në tabelë.

Përballja i fundit zhvillohet mes Rahovecit dhe Trepçës, dy skuadra që kanë pozita të ndryshme në Superligë. Vreshtarët kanë gjashtë fitore e 13 humbje, duke u renditur në vendin e shtatë në elitë, apo të parafundit, kurse mitrovicasit kanë 14 fitore e gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e dytë në tabelë.

Rezultati i ndeshjes Peja-Golden Eagle Ylli regjistrohet nga Liga Unike.

Art Motion Superliga - Java 21

E shtunë

20:00 Bashkimi - Drita

E diel

17:00 Sigal Prishtina - Prizreni 16

19:00 Rahoveci - Trepça

Peja - Golden Eagle Ylli (LIGA UNIKE)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat