Një fitore larg historisë së NBA-së

Basketboll

Një fitore larg historisë së NBA-së

Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:50
Një fitore larg historisë së NBA-së

Trajneri Gregg Popovich është një fitore larg historisë.

Në suksesin që San Antonio e tij arriti sot ndaj Lakers (117-110), ai regjistroi fitoren nr.1335 në NBA si trajner, duke barazuar rekordin e Don Nelson.

Rekord që mund të vendoset që ditën e enjte, në takimin që Spurs do të luajnë ndaj Toronto.

Ky është sezoni nr.26 për Popovich në NBA, të gjitha me skuadrën e San Antonio Spurs, duke qenë një trajner legjendar.

Gregg Popovich ka fituar 5 tituj kampionë në NBA me skuadrën e Spurs (1999, 2003, 2005, 2007, 2014), ekip të cilin ai e drejton që prej vitit 1996. Ai fitoi edhe medaljen e artë me kombëtaren amerikane në Olimpiadën e Pekinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat