Statistikat pas xhiros së 21-të të elitës

Basketboll

Statistikat pas xhiros së 21-të të elitës

Më: 9 mars 2022 Në ora: 14:17
Statistikat pas xhiros së 21-të të elitës

Xhiroja e 21-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll dhuroi ndeshje interesante, ku përfundoi rrethi i tretë i garave të rregullta.

Skuadra me efektshmërinë më të lartë është Trepça, me 2195 pas 21 takimeve. Ndërkohë, skuadra me mesataren më të lartë të pikëve është Prizreni 16 me 93.87 pikë për ndeshje, duke u pasur nga Peja me 92 pikë dhe Trepça me 87.19.

Sa i përket kërcimeve, Rahoveci dhe Prizreni 16 prijnë me 43.27 për ndeshje, kurse në vendin e tretë është Trepça me 42.95.

Skuadra e Pejës është në vendin e parë me asistime, 22.93 për ndeshje. Sigal Prishtina është e dyta me 22.1 dhe Prizreni 16 me 22.07. Golden Eagle Ylli prin vjedhje të topave, 9.13 për ndeshje, Sigal Prishtina e dyta me 8.9 dhe Drita me 8.62.

Rahoveci është në vendin e parë me bllokada, 3.33 për ndeshje, Trepça e dyta me 3.29 dhe Prizreni 16 me 3.07.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat