Tirana fiton derbin shqiptar në Ligën Unike

Basketboll

Tirana fiton derbin shqiptar në Ligën Unike

Më: 10 mars 2022 Në ora: 22:41
Tirana fiton derbin shqiptar në Ligën Unike

Tirana Neptun ka shënuar fitore ndaj Teutës me rezultat 80:76 (14:20, 23:16, 26:20, 17:20), në xhiron e 12-të të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por më pas durrësakët hyn në një seri prej 0:9, duke kaluar në epërsi 10:16, ndërsa çereku i parë përfundon 14:20. Por, në periudhën e dytë rikthehen shpejt tiranasit që barazuan rezultatin në 25:25, e më pas zhvillohet lojë e barabartë, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 37:36.

Tiranasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke arritur epërsi në shtatë pikë, 43:36, e më pas edhe 12 pikë, që ishte më e larta, 60:48, por në fund të kësaj pjese, basketbollistët e Teutës arritën të ngushtojnë shifrat në 63:56.

Lojë shumë interesante u zhvillua në periudhën e fundit, ku 42 sekonda para fundit rezultati ishte 76:74, por kryeqytetasit ishin më të vëmendshëm në fund dhe fituan 80:76.

Te Tirana Neptun u dalluan Endrit Hysenagolli me 14 pikë e 16 kërcime dhe Julian Hamati me 17 pikë e nëntë pikë, kurse te Teuta e Durrësit u dallua Tamas Bruce me 22 pikë.

Tashmë të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e gjashtë humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat